Netanyahu: Izraeli nuk qëndron pas vrasjes së Charlie Kirkut - Gazeta Express
string(59) "netanyahu-izraeli-nuk-qendron-pas-vrasjes-se-charlie-kirkut"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:14

Netanyahu: Izraeli nuk qëndron pas vrasjes së Charlie Kirkut

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 12:14

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se teoritë që qarkullojnë se Izraeli ishte pas vrasjes së Charlie Kirk janë “të çmendura”, duke paralajmëruar se gënjeshtra të tilla përsërisin klishe shekullore antisemite.

Netanyahu  tha për Newsmax se ishte i habitur kur pa pretendime të tilla që qarkullonin në mediat sociale.

“Kjo është çmenduri. Izraeli po e ndryshon edhe orbitën e Hënës. Izraeli po e shtyn Diellin. Dua të them, e gjithë çështja është se nuk është thjesht çmenduri. Është kaq absurde, kaq budallallëk, kaq qesharake. Kështu përhapën nazistët gënjeshtra dhe komplote për hebrenjtë”, tha kryeministri izraelit, i cili mbështeti aktivistin politik amerikan dhe e ftoi atë në Izrael, por takimi tashmë nuk mund të ndodhë, pasi Charlie u vra të mërkurën.

Influencuesi konservator dhe aleati i ngushtë i Trump u qëllua në qafë të mërkurën, ndërsa po i drejtohej audiencës në Universitetin e Utahut. Ai u dërgua në spital, por vdiq pak më vonë. Sulmuesi është ende në arrati.