Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesim Trumpin për vendosjen e bllokadës detare - Gazeta Express
string(100) "netanyahu-irani-shkeli-rregullat-e-negociatave-e-mbeshtesim-trumpin-per-vendosjen-e-bllokades-detare"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 14:14

Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesim Trumpin për vendosjen e bllokadës detare

Lajme

Gazeta Express

13/04/2026 14:14

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se Izraeli e mbështet vendimin e Donald Trump-it për të vendosur një bllokadë detare ndaj Iranit dhe se Tel Avivi po koordinohet me Wshingtonin për situatën, raporton AFP.

“Irani ka shkelur rregullat (e bisedimeve të paqes në Pakistan), presidenti Trump mori vendim për të vendos një bllokadë detare,” tha Netanyahu në një mbledhje qeveritare, sipas një deklarate video të publikuar nga zyra e tij.

“Ne, sigurisht, e mbështesim këtë qëndrim të fortë dhe jemi në koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) tha se do të fillojë një bllokadë të të gjitha porteve iraniane në Gjirin Persik dhe zonave bregdetare të hënën në orën 10:00 ET (17:30 në Iran dhe 14:00 GMT), duke marrë efektivisht kontrollin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement