Netanyahu dërgon letër në Prishtinë, kjo është përmbajtja e saj - Gazeta Express
string(65) "netanyahu-dergon-leter-ne-prishtine-kjo-eshte-permbajtja-e-saj-ge"

Netanyahu dërgon letër në Prishtinë, kjo është përmbajtja e saj

Gazeta Express

15/09/2020 18:43

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe komunitetit hebraik në Kosovë, me rastin e vitit të ri hebraik.

Ishte paralajmëruar një videomesazh i Netanyahut në Prishtinë, por organizatorët e festës për vitin e ri hebraik kanë thënë se kjo s’ka mundur të realizohet, për shkak të dallimit të zonave kohore.

Lexo Edhe:

Megjithatë, kryeministri izraelit i është drejtuar kosovarëve me një letër.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit, pra vënia e raporteve diplomatike, mes Kosovës dhe Izraelit, nisin një epokë të re të bashkëpunimit mes dy popujve.

 “Në këtë Vit të Ri, e zgjat dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re, nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku, dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet. E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të afruar”, thuhet në letrën e Netanyahut. /Express/