Netanyahu del në terrenin ku sulmoi Irani: Do ta paguajnë rëndë - mendoni çfarë mund të ndodhte nëse do të kishin armë atomike - Gazeta Express
string(123) "netanyahu-del-ne-terrenin-ku-sulmoi-irani-do-ta-paguajne-rende-mendoni-cfare-mund-te-ndodhte-nese-do-te-kishin-arme-atomike"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 15:38

Netanyahu del në terrenin ku sulmoi Irani: Do ta paguajnë rëndë – mendoni çfarë mund të ndodhte nëse do të kishin armë atomike

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 15:38

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish për rrezikun që përbën Teherani nëse zotëron armë bërthamore, teksa vizitoi vendin e goditjes së një rakete iraniane që vrau të paktën katër persona, raporton CNN.

“Ne jemi këtu sepse jemi në një fushatë ekzistenciale, e cila sot është e qartë për të gjithë qytetarët e Izraelit. Mendoni çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte armë atomike për t’i hedhur mbi qytetet izraelite. Mendoni çfarë mund të ndodhte nëse Irani do të kishte 20,000 të tilla raketa”, tha Netanyahu në një video mesazh nga qyteti i Bat Yam-it. Një nga objektivat e deklaruara të operacionit izraelit është ta ndalojë Iranin nga zhvillimi i një bombe bërthamore.

“Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë për vrasjen e qëllimshme të qytetarëve tanë, grave dhe fëmijëve. Ne gjithashtu do t’i arrijmë objektivat tanë dhe do t’i godasim ata me forcë. Ata do ta ndiejnë fuqinë e krahut tonë”, shtoi ai.

Lideri izraelit u bëri thirrje qytetarëve t’i ndjekin udhëzimet e komandës së frontit të brendshëm kur u kërkohet të strehohen brenda, duke thënë: “Kjo do t’ua shpëtojë jetën”.

Vizita e kryeministrit vjen pasi Presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi vendin e goditur për t’i takuar punonjësit e emergjencës dhe banorët.