Nesho: Historia do të tregojë se regjimi në Shqipëri është përfshirë në tragjedinë e Gjykatës Speciale - Gazeta Express
string(101) "nesho-historia-do-te-tregoje-se-regjimi-ne-shqiperi-eshte-perfshire-ne-tragjedine-e-gjykates-speciale"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2023 8:09

Nesho: Historia do të tregojë se regjimi në Shqipëri është përfshirë në tragjedinë e Gjykatës Speciale

Lajme

Gazeta Express

30/11/2023 8:09

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho e ka akuzuar edhe Qeverinë shqiptare për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Teksa komentoi në “Debat” në A2CNN protestën e djeshme në Prishtinë kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, Nesho rezervoi edhe kritika për rolin që ka luajtur qeveria shqiptare në këtë “tragjedi”, siç e cilësoi ai.

Nesho duke iu referuar indirekt kryeministrit Edi Rama, tha se nuk mund të jesh vëlla me presidentin serb Aleksandar Vuçiq pa i kërkuar më parë atij llogari për atë që po ndodh me figurat historike të UÇK-së dhe të Kosovës.

“Unë dyshoj se ky regjim që është në Shqipëri ka marrë pjesë në të gjithë këtë tragjedi, pavarësisht se një ditë historia do ta tregojë. Nuk mund të jesh mik dhe të bësh projekte politike, të ulesh me vëllain tënd Vuçiqin pa i kërkuar llogari se çfarë bën ti për figurat historike të Kosovës”, tha Nesho.

“Nuk ishte vetëm Thaçi. Thaçin e pranuan në projekt dhe në një moment kur nuk i duhej e hodhën në zara për t’ia bërë qejfin Vuçiqit”, shtoi ai.