Nesër në ora 12:00 seanca konstituive e Kuvendit - Gazeta Express
string(48) "neser1-ne-ora-1200-seanca-konstituive-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 11:04

Nesër në ora 12:00 seanca konstituive e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 11:04

Nesër, me datë 11 shkurt, është caktuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, e cila do të fillojë në orën 12:00.

Kështu ka bërë të ditur presidenca e Kosovës, ku është shtuar se, presidentja Vjosa Osmani e ka marrë këtë vendim ndër tjerash duke pasur ‘’parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve’’

Postimi:

Presidentja Vjosa Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit më 11 shkurt në orën 12:00

Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement