Dega e Partisë Socialiste në Vlorë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zgjatjen e orarit të votimit nesër nga ora 19:00 që është parashikuar deri në 21:00.
Kjo është kërkuar për shkak të garës së çiklizmit Giro d’italia që po mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe në Vlorë. Partia Socialiste në Vlorë ka kërkuar në mënyrë që qytetarët të mos pengohen për të votuar nesër.
“Bashkia e Vlorës na ka vendosur në dispozicion një listë të detajuar të akseve rrugore që do të bllokohen dhe qendrave të votimit të cilat do të afektohen nga ky bllokim, të cilën mund ta gjeni bashkëlidhur kësaj shkrese.
Bazuar në këtë informacion dhe duke vlerësuar se lëvizja e qytetarëve drejt këtyre qendrave mund të jetë e vështirësuar apo e pamundur për një pjesë të ditës, kërkojmë që për të gjitha këto qendra të shtyhet orari i votimit deri në orën 22:00.
Vlerësojmë se kjo shtyrje e orarit është e domosdoshme për të garantuar ushtrimin e së drejtës kushtetuese për të votuar dhe për të siguruar një proces zgjedhor të papenguar, ku çdo qytetar të ketë mundësi për të ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur”, thekson PS.