string(97) "neser-shqiptaret-vendosin-per-dinjitetin-e-tyre-meta-rama-nuk-eshte-me-kryeminister-i-shqiptareve"

Shqiperi

Gazeta Express

10/02/2023 22:06

“Nesër shqiptarët vendosin për dinjitetin e tyre”, Meta: Rama nuk është më kryeministër i shqiptarëve!

Shqiperi

Gazeta Express

10/02/2023 22:06

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është shprehur se kryeministri Edi Rama është kundër pluralizmit dhe demokracisë në vend.

“Nesër Shqipëria dhe shqiptarët vendosin për dinjitetin e tyre”, shprehet Meta.

Gjithashtu thekson se Rama duhet të përballet me drejtësinë për grabitjen masive financiare që u ka bërë qytetarëve.

Statusi:

Edi Rama nuk është më Kryeministër i shqiptarëve, por një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij kundër Kushtetutës, kundër pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare ndaj qytetarëve shqiptarë.