Nesër shpallet aktgjykimi për serbin Milosh Pleskoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë - Gazeta Express
string(127) "neser-shpallet-aktgjykimi-per-serbin-milosh-pleskoviq-i-akuzuar-per-krime-lufte-kunder-popullsise-civile-gjate-luftes-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 12:38

Nesër shpallet aktgjykimi për serbin Milosh Pleskoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 12:38

Nesër në ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Milosh Pleskoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online avokati Gent Gjini.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq më 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, kishte shtënë me armë automatike të llojit “Kallashnikov”, duke vrarë tre civilë shqiptarë që po shkonin për të marrë dru në mal.