Nesër nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca për konstituimin e kuvendit të Kosovës.
Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.
Kjo seancë është thirrur pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që u publikua dje.
Me zgjedhjen e nënkryetarit serb Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe për një gjë të tillë Kuvendi ka afat 12 ditë.