Nesër rifillon procesi mësimor normalisht në të gjitha shkollat e Prishtinës - Gazeta Express
string(76) "neser-rifillon-procesi-mesimor-normalisht-ne-te-gjitha-shkollat-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 15:42

Nesër rifillon procesi mësimor normalisht në të gjitha shkollat e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 15:42

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër procesi mësimor rifillon normalisht në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të qytetit dhe të fshatrave të Prishtinës.

“Bazuar në vlerësimin e Shtabit Emergjent, informacionet e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe koordinimin me drejtoritë përkatëse të Kryeqytetit, është konstatuar se situata është e qëndrueshme për zhvillimin e rregullt të mësimit”.

Komuna tha se intensiteti i reshjeve gjatë natës pritet të bie dukshëm sipas vlerësimeve të fundit të IHMK-së, ndërsa shtoi se ekipet emergjente janë në terren dhe po sigurohen që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme.

“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve të Kryeqytetit”, tha komuna./Express/