Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës - Gazeta Express
string(54) "neser-protestohet-serish-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes"

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 8:10

Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 8:10

Iniciativa ‘Asnjë cent më shumë’ ka organizuar sërish protestë, për nesër në orën 12:00, në sheshin Zahir Pajaziti.

Kujtojmë se drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë për paralajmërimin e rritjes prej 15 për qind, ka thënë se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.

Ai ka folur edhe për takimet bilaterale që do të zhvillojnë me palë të tjera ditët në vazhdim.

“Po pritet rritje prej 15%. Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkakatri kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement