Nesër protestë në territorin e Serbisë afër Jarinjës, bllokadë nga ora 16:00 deri në 18:00, QKMK: Përdorni rrugë të tjera - Gazeta Express
string(116) "neser-proteste-ne-territorin-e-serbise-afer-jarinjes-bllokade-nga-ora-1600-deri-ne-1800-qkmk-perdorni-rruge-te-tjera"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 19:25

Nesër protestë në territorin e Serbisë afër Jarinjës, bllokadë nga ora 16:00 deri në 18:00, QKMK: Përdorni rrugë të tjera

Lajme

Gazeta Express

13/03/2026 19:25

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se ditën e nesërme është paralajmëruar mbajtje e një proteste në pikën kufitare në Jarinjë, në territorin e Serbisë, dhe bllokimi i rrugës për dyrë.

Nga QKMK bëhet e ditur edhe se protesta është paralajmëruar të mbahet nga ora 16:00, deri në orën 18:00, përcjell Express.

‘’Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim’’, thuhet në njoftim.

Njoftim:

Ju njoftojmë, se nesër, më datë, 14.03.2026, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në PKK Jarinje, në territorin e Serbisë dhe bllokimi i rrugës për dy orë, duke filluar nga ora 16:00 deri 18:00

Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjedhni PKK tjera për qarkullim.

Për më shumë informata, kontaktoni📞QKMK, në numrat e mëposhtëm:

+383(0)45198000

+383(0)45198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095.

Advertisement
Advertisement
Advertisement