“Nesër prindërit mos t'i çojnë fëmijët në shkollën “Ismail Qemali” – I ra ndermend Vjoses me i pshtu çikat e veta prej papastërtisë”, Avdiu për Osmanin - Gazeta Express
string(142) "neser-prinderit-mosti-cojne-femijet-ne-shkollen-ismail-qemali-i-ra-ndermend-vjoses-me-i-pshtu-cikat-e-veta-prej-papastertise-avdiu-per-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 21:04

“Nesër prindërit mos t’i çojnë fëmijët në shkollën “Ismail Qemali” – I ra ndermend Vjoses me i pshtu çikat e veta prej papastërtisë”, Avdiu për Osmanin

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 21:04

Aktivistja Zana Avdiu, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani në “Pressing” të T7.

Osmani ka thënë se “i ka dërguar vajzat në shkollë private për shkak se në shkollën Ismail Qemaili i kanë pasur klasat afër tualeteve dhe iu rrezikohej shëndeti”.

Avdiu ka thënë se kjo deklaratë e Osmanit ishte skandaloze.

“Deklaratat për shkolla kanë qenë skandaloze në anën tjetër. A është dashur të fotografohen vajzat e presidentes, jo sepse janë të mitura. Videot nuk janë publiku, po flasim në parim. Nuk ka të keqe nëse vajzat e presidentes janë në shkollë private”.

“Për mua më skandaloze ishte kur tha e kanë pasur klasën afër tualeteve dhe është rreziku shëndeti i vajzave. Nëse sot ndodh një luftë në Kosovë, dmth Osmani me Prindonin me eckan nga këtu Si zonja Osmani nuk e ka ngritur këtë çështje me i shpëtu edhe fëmijët e njerëzve që janë në atë shkollë. Unë po iu them prindërve të nxënësve të shkollës Ismail Qemaili, mos i çoni nesër fëmijët në shkollë e t’i rrezikoni, kështu po thotë Vjosa Osmani”, ka thënë Avdiu. /Gazeta Express