string(88) "neser-ne-kuvend-nga-ora-10-deri-ne-13-mbahen-homazhe-per-ish-kryeministrin-bujar-bukoshi"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:07

Nesër në Kuvend nga ora 10 deri në 13 mbahen homazhe për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 17:07

Gjatë ditës së nesërme në kuvendin e Kosovës, do të bëhen homazhe për ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi

Në njoftim bëhet e ditur se homazhet bëhen nga ora 10:00 – 13:00 në hollin e Kuvendit.

Ndryshe një nga vendimet e marra sot në mbledhjen e qeverisë është ai për themelimin e Këshillit Organizativ për varrimin e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Në kuadër të këtij vendimi familjes Bukoshi i ndahen 10 mijë euro.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka: Themeluar Këshillin Organizativ për varrimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi, i cili nën patronatin e Kryeministrit në detyrë merr përgjegjësinë që të organizojë ceremoninë mortore që përfshinë mbledhjen komemorative që do të mbahet nesër, homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe bartjen e arkivolit nga Forcat e Sigurisë të Kosovës për në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani. Në kuadër të këtij vendimi, Familjes Bukoshi i ndahen 10,000 euro”.