Nesër mësohet gjysmëfinalisti i fundit i “Play Off-it” në elitën e basketbollit - Gazeta Express
string(77) "neser-mesohet-gjysmefinalisti-i-fundit-i-play-off-it-ne-eliten-e-basketbollit"

Nesër mësohet gjysmëfinalisti i fundit i “Play Off-it” në elitën e basketbollit

Basketboll

Gazeta Express

17/04/2024 13:40

Të enjten përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit i “Play Off-it” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina e Vëllaznimi do të luajnë ndaj njëra tjetrës në kryeqytet.

Lexo Edhe:

Rezultati i kësaj serie çerekfinale aktualisht është 1:1, e kush fiton kalon në gjysmëfinale.

Bardh e kaltrit e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 72:64, derisa gjakovarët të dytin 66:65.

Përballja mes Sigal Prishtinës e Vëllaznimit zhvillohet të enjten nga ora 20:00.

Fituesi i këtij takimi, në gjysmëfinale takohet me Trepçën, e cila ishte e para në stinorin e rregullt dhe starton direkt në gjysmëfinale. Ndeshja e parë është në fundjavë në Mitrovicë.

Në gjysmëfinalen tjetër përballen Peja e Golden Eagle Ylli. Peja, si e dyta, po ashtu është kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Ndërkohë Ylli dominoi në dy ndeshjet çerekfinale ndaj Bashkimit dhe kaloi tutje. Ndeshja e parë Peja – Golden Eagle Ylli është caktuar për të shtunën  në “Karagaçi”./Gazeta Express