Nesër mbyllen listat, Rama cakton orën se kur do të finalizojë ekipin për zgjedhjet e 11 majit - Gazeta Express
string(93) "neser-mbyllen-listat-rama-cakton-oren-se-kur-do-te-finalizoje-ekipin-per-zgjedhjet-e-11-majit"

Shqiperi

Gazeta Express

11/03/2025 12:43

Nesër mbyllen listat, Rama cakton orën se kur do të finalizojë ekipin për zgjedhjet e 11 majit

Shqiperi

Gazeta Express

11/03/2025 12:43

Nesër, më 12 mars, Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet për të finalizuar dhe “vulosur” listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ora 24:00.

Takimi do të shënojë përmbylljen e këtij procesi, i cili synon krijimin e një ekipi fitues për PS. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me kabinetin dhe drejtuesit politikë të partisë, duke diskutuar për listat paraprake të kandidatëve. Ende nuk është e qartë nëse Rama do të jetë pjesë e garës, pasi ai ka lënë mundësinë të hapur për të mos qenë në listat e kandidatëve.

Rama ka theksuar se listat do të përfshijnë një përzierje të eksperiencës së të “vjetërve” dhe energjisë së të rinjve.

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet nesër në orën 19:00 në selinë rozë për të zyrtarizuar listat e kandidatëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement