Nesër mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës - Gazeta Express
string(49) "neser-mblidhet-kryesia-e-re-e-kuvendit-te-kosoves"

Gazeta Express

19/01/2020 23:14

Me i fundit

Nesër mblidhet Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës

Gazeta Express

19/01/2020 23:14

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, të hënën do të mbajë mbledhjen e parë të saj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VII.

Lexo Edhe:

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Ndryshe, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar.. Në kryesi të Kuvendit bëjnë pjesë Memli Krasniqi nga PDK, Arbërie Nagavci nga VV, Kujtim Shala nga LDK si dhe dy nënkryetarët nga minoritet Fikrim Damka dhe Slavko Simic.