Nesër mblidhet Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë - Gazeta Express
string(70) "neser-mblidhet-komisioni-per-shkarkimin-e-metes-cfare-pritet-te-ndodhe"

Nesër mblidhet Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Gazeta Express

12/07/2020 20:49

I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Kur mbetet edhe pak ditë nga skadimi i afatit (31 korrik), komisioni duhet të marrë një vendim që duhet të t’ja kalojë më pas seancës plenare për votim.

Tashmë komisioni ka në tryezë edhe opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi 2 nga pretendimet më të forta të mazhorancës. I pari lidhet me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale. Venecia tha se Presidenti nuk i kishte tejkaluar kompetencat përderisa një gjë e tillë nuk ndalohej nga Kushtetuta dhe se kjo nuk ishte e mjaftueshme për shkarkim.

Lexo Edhe:

Pika e dytë është ajo e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese. Venecia i dha sërish të drejtë Presidentit në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe pezullimin e betimit të Arta Vorpsit dhe zgjedhjen e Marisa Xhaferllari, edhe pse nuk kishte renditjen më të mirë nga KED.

Mbetet të shihet tashmë vendimi i mazhorancës që kohët e fundit ka dhënë sinjale tërheqjeje nga nisma për shkarkimin e kreut të shtetit. /lapsi