Nesër, më fillim nga ora 18:00 në Bibliotekën ‘Hivzi Sulejmani’ do të mbahet një ligjeratë, bashkëbisedim me Latif Mustafen mbi temën “Ideja e Kritikës”.
Në Qendrën për Edukim dhe Kulturë LIBART, të martën e datës 29 Nëntor me fillim nga ora 18:00, do të jetë i ftuar Latif Mustafa për të ligjëruar rreth temës “Ideja e Kritikës”.
Do të trajtohen pikëpamje të ndryshme mbi kritikën si proces, idenë e kritikës në epokën dixhitale dhe në trendet e konsumimit të shpejtë e të shumtë, poashtu edhe kritikën në raport me ideologjitë.
ADRESA: Rr. Sadik Bekteshi, nr. 16, 10000 Prishtinë, Kosovë. Përkatësisht, objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”.
Latif Mustafa ka përfunduar studimet në fushën e filozofisë pranë Universitetit të Prishtinës. Ai, po ashtu, ka qenë asistent hulumtues në kuadër të Institutit të Aleancës së Qytetërime në Stamboll. Ka qenë autor i emisionit filozofik PikëPamje, autor dhe publicist i analizave socio-politike të botuara në shtypin e Maqedonisë së Veriut. Së fundi, ai është angazhuar si kritik në revistën për teorinë, historinë dhe kulturën e filmit – Kinopis, e cila botohet në kuadër të Kinotekës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai, është aktivist dhe ligjërues në fushën e edukimit mediatik në kuadër të projekteve të shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut. (Marrë nga Sbunker.)
/Express