Nesër mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës - Gazeta Express
string(47) "neser-mbahet-afati-i-dyte-i-provimit-te-matures"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 20:05

Nesër mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 20:05

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nesër, më 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore (afati i dytë).

Në këtë afat provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5,480 maturantë, ndërsa rezultatet do të shpallen më 1 shtator 2025 përmes platformës elektronike e-Kosova.

“Për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe të besueshëm, Ministria fton të gjithë kandidatët që të respektojnë me përpikëri rregullat e përcaktuara, si: mospërdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike, pasi hyrja në qendrat e testimit nuk do të lejohet për kandidatët që posedojnë pajisje të tilla”, thuhet në njoftim.

Kandidatët po ashtu njoftohen se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë kandidati apo personi të paautorizuar deri në përfundimin e testit.

MAShTI ka ftuar të gjithë maturantët që të paraqiten me kohë në qendrat e testimit dhe të bashkëpunojnë me mbikëqyrësit dhe administratorët, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa pengesa dhe në frymën e barazisë për të gjithë pjesëmarrësit./KP