Nesër hapet fushata zgjedhore, OSBE u bën thirrje partive politike në Kosovë që t’u shmangen retorikave që nxisin armiqësi - Gazeta Express
string(120) "neser-hapet-fushata-zgjedhore-osbe-u-ben-thirrje-partive-politike-ne-kosove-qe-tu-shmangen-retorikave-qe-nxisin-armiqesi"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:07

Nesër hapet fushata zgjedhore, OSBE u bën thirrje partive politike në Kosovë që t’u shmangen retorikave që nxisin armiqësi

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:07

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë thirrje tek partitë politike, mediat dhe institucionet publike, përfshirë organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet gjyqësore, që të sigurojnë një mjedis fushate të respektueshëm, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me ligjin.

Përmes një komunikate për media, OSBE u ka bërë thirrje subjekteve politike që t’u shmangen retorikave që mund të nxisin armiqësi, diskriminim apo dhunë, duke zhvilluar fushatat e tyre në mënyrë përgjegjëse dhe gjithëpërfshirëse.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes këtij apeli, po ashtu ka theksuar rolin kyç të mediave që kanë në raportimin faktik gjatë cikleve zgjedhore duke u bërë thirrje institucioneve mediale që të respektojnë standardet më të larta etike dhe të zbatojnë kodet përkatëse të sjelljes.

“Kjo qasje do të ishte në përputhje me normat e vendosura demokratike dhe do të përforconte domosdoshmërinë e ofrimit të informacionit të paanshëm, të saktë dhe të balancuar, duke u mundësuar të gjithë njerëzve në Kosovë të bëjnë zgjedhje qytetare të informuara dhe të përgjegjshme”- thuhet në komunikatën e lëshuar sot.