Nesër (e premte) bëhet hapja zyrtare e Festivalit të Letërsisë ZaNa, nga
ora 19:00, në hapësirat e Muzeut të Mitrovicës.
Përgjatë kësaj nate, nga grupi i shkrimit kreativ “Za” dhe nga
aktorët: Xhejlane Tërbunja, Fisnik Istrefi, Njomza Tmava do lexohen poezi të
poetëve që janë fitues të konkursit të poezisë dhe të cilët vijnë nga shtete të
ndryshme të Ballkanit.
Në kuadër të mbrëmjes do të ketë performancë muzikore nga Ansambli
“Zana” i përbërë nga (Adelina Thaqi-Meta, Diellza Sylejmani, Albana
Piperku Sheapi, Arstina Kadiu-Kelmendi dhe Elida Kryeziu-Hoti).
Ndërkaq, pasndeja do të mbahet në ora 21:00 në hapësira të OJQ 7Arte
përcjellur me muzikë nga Agnes Nikshiq.
Kjo ngjarje do të moderohet nga Zana Hoxha.
Ky aktivitet është përkrahur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë
dhe Zyra Zvicrane për Bashkëpunim në Prishtinë.