Nesër hapët ekspozita ‘Përtej’ - Gazeta Express
string(28) "neser-hapet-ekspozita-pertej"

Arte

Gazeta Express

28/07/2022 14:02

Nesër hapët ekspozita ‘Përtej’

Arte

Gazeta Express

28/07/2022 14:02

Nesër me fillim nga ora 10 do të hapet ekspozita ‘Përtej’ në Galerinë 17, me pjesëmarrës Shkëlzen Maliqin, Maksut Vezgishin, Mehmet Behlulin dhe Ilir Bajrin.

???? ?? ??̈ ?????? ? ???? ?????
???? ?? ?’? ????, ? ????? ?? ???,
??? ?????? ????̈ ??̈??? ?? ? ??????̈:
?? ??????, ????? ??̈??̈ ??? ??̈ ??.

Lexo Edhe:

Duke u munduar të imagjinojmë ditën e inaugurimit të ekspozitës Përtej në Beograd në një vit si 1997, do të mundemi që nga jashtë në oborr fillimisht të shquajmë muzikën eksperimentale që depërton nëpër ambientet e Qendrës për Dekontaminim Kulturor, me tingujt surrealë si vetë koha të cilën po e thërrasim në mendje. Atëherë këto vargje nga Rubairat e Omar Khajanit në mënyrë obsesive dhe njëkohësisht të padeshifrueshme mbijnë aty këtu në peizazhin akustik të punuar nga Ilir Bajri e bëhen, si shprehet ai vetë, “një metaforë e viteve të nëntëdhjeta në Kosovë ku ne, përditë vdisnim nga pak”.
Në të vërtetë veprat e katër artistëve jo vetëm përfaqësojnë kohën dhe gjendjen historike të Kosovës në kohë reale dhe madje duke e paraprirë atë, por shënojnë edhe një pikë ndarëse ku tejkalohen edhe format tradicionale të artit të deri atëhershëm.
Veprat në ekspozitë përbëhen nga parandjenja dhe ankthi i një dekade që materializohet përmes mediumeve bashkëkohore artistike. E ato vegime të turbullta do të plotësohen vetëm disa muaj mbas hapjes së ekspozitës me shpërthimin e luftës dhe sulmet kundër civilëve.

????????????/?? ??̈ ???????? ??̈ ?????????̈?:

Kuratore: Blerta Hoçia, Fitore Isufi – Shukriu
Teknik: Skender Xhukolli
Video dhe montazha: Leart Rama
Prodhuar nga: Shtatëmbëdhjetë

/Gazeta Express