Nesër grevë dyorëshe në shkollat e Kosovës - Gazeta Express
string(42) "neser-greve-dyoreshe-ne-shkollat-e-kosoves"

Gazeta Express

12/12/2019 11:13

Nesër grevë dyorëshe në shkollat e Kosovës

Gazeta Express

12/12/2019 11:13

Kryetari i SBASHK-ut së bashku me kryesinë, në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë, nesër i nisin bashkërisht veprimet sindikale

Duke u bazuar në këtë dhe në koordinim të plotë me këto dy federata të premten mbahet grevë dyorëshe paralajmëruese në çerdhe, në Universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës me kërkesën drejtuar institucioneve që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.

Lexo Edhe:

Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.
Greva në Universitete fillon në orën 8 deri në orën 10.
Greva në shkollat e Kosovës mbahet në dy orët e para në të dy ndërrimet.

Greva dyorëshe në arsim është alarmi i fundit dhe kushdo që punon për të zhgënjyer punëtorët e arsimit, shëndetësisë dhe të policisë së Kosovës duhet ta di se do të përballet me reagimet shumë më radikale sindikale.