string(51) "neser-gjyqi-spak-kunder-lapsi-al-per-patronazhistet"

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2021 14:21

Nesër gjyqi/ SPAK kundër Lapsi.al për “patronazhistët”

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2021 14:21

Nesër në ora 13:30 në gjykatën e Posatçme të Apelit do të zhvillohet seanca gjyqësore mes Lapsi.al dhe Prokurorisë Speciale, SPAK, lidhur me pretendimin e kësaj të fundit për të sekuestruar serverat, kompjuterat dhe celularët e gazetarëve që publikuna skandalin e vjedhjes të të dhënave të 910 mijë qytetarëve të kryeqytetit për interesat elektorale të partisë Socialiste.

Kjo seancë që do të drejtohet nga gjykatësi Dhimitër Lara po zvillohet pas ankimimit në apel të Lapsi.al që u detyrua me një vendim të shkallës së parë të dorzonte provat duke rrezikuar të identifikonte burimin e tij të informacionit.

Me të plasur skandali i rrëmbimit të të dhënave personale dhe emrat e patronazhistëve që survejonin qytetarët e Tiranës, SPAK si një prokurori politike nxitoi në zyrat e Lapsi.al, pa guxuar të hetojë në zyrat e E Albania, nga dyshohej se kishin dlë këto të dhëna, apo në zyrat e partisë në pushtet që po i përdorte ato.

Redaksia jonë rrefuzoi të bëhej pjesë e kësaj loje me riskun se mund të zbulohej burimi i saj i informacionit. Në këtë situatë, prokuroria speciale përdori një ditë të dielë një gjykatëse dezhurn, e cila nuk mori mundimin as të dëgjonte palën e dëmtuar për të marrë  një vendim.

Iliriana Olldashi (djathtas në foton e madhe), nxori një urdhër që sipas shumë specialistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo urdhëroi sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, CD të medias Lapsi.al. Krimi i kryer nga gazetarët qe zbulimi i grabitjes së të dhënave personale që PS po i përdorte me patronazhistët e saj për qëllimet elektorale të 25 prillit.

Gjyqtarja e vettuar e Gjykatst së Posaçme është nisur në këtë vendim nga kërkesa e prokurores së SPAK, Enkeleida Millonai (foto  majtas). Por më katolike se Papa, në vendimin e saj të gjykimit, ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të mbrojtjes së burimit.

Ky akt i njëkohësishëm dhe i rakorduar i SPAK dhe Gjykatës Speciale, dëshmonte se organet e drejtësisë së re kanë prioritet të merren me ata që zbuluan krimin e vjedhjes së të dhënave dhe jo me ata që e kanë kryer këtë krim. Sepse databaza që denoncoi Lapsi.al tashmë gjendet kudo, shumë personalitete publike e kanë bërë të qartë se të dhënat e tyre i kanë depozituar vetëm në e-Albania dhe drejtësia e reformuar përndjek dhe gjurmon gazetarët.

Natyrisht gazetarët mbështeten në kodin e tyre profesional që i detyron mos e dorëzojnë burimin. Gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë. Dhe lapsi.al mbajti të njëjtin qëndrim.

Ironia është se nga frika për të hetuar shkelësit e ligjit, drejtësia e re zgjodhi merret me rrethanat anësore të ngjarjes. Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës, ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytetarëve, si cënues të rendit kushtetues që i kanë shpërndarë ato dhe do t’i detyrojë, përmes këtij presioni, të nxjerri se kush ka qenë spiuni që ka tradhëtuar Rilindjen duke dekonspiruar krimin që kryhej mes serverave të saj, e- Albania dhe patronazhistëve.

Pikërisht ndaj këtij vendimi absurd apelimi i të cilit do të gjykohet nesër, reagoi edhe Strasburgu.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë urdhërin e SPAK dhe vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi kundër medias. Ajo vendosi t’i kërkojë qeverisë së Shqipërisë të ndalohen hapat për sekuestrimin e pajisjeve të punës, kompjuterave serverave dhe celularëvesë të Lapsi.al (faksimilja poshte).

“Autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nr. 131 të 18 prillit 2021 dhe të ndalojnë sekuestrimin e çdo pajisjeje për ruajtjen e të dhënave dhe të dhënave kompjuterike / elektronike që u përkasin gazetarëve” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila u njoh me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sekuestruar pajisjet e punës dhe kompjuterat me të dhënat elektronike të gazetarëve.

Vendime të tilla kaq urgjente merren shumë rrallë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila në këtë rast ka çmuar prioritare lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimit të informacionit./Lapsi.al