Nesër fillon votimi treditor për zgjedhjet parlamentare - Gazeta Express
string(55) "neser-fillon-votimi-treditor-per-zgjedhjet-parlamentare"

Gazeta Express

12/07/2020 11:52

Nesër fillon votimi treditor për zgjedhjet parlamentare

Gazeta Express

12/07/2020 11:52

Në 3.390 vendvotime në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore, përcjell Gazeta Express.

Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të KOVID-19 për herë të parë do të zhvillohet tre ditë.

Lexo Edhe:

Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët me KOVID-19 dhe personat në vetizolim. Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa të personave pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahet nesër. Deri te KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa prej gjithsej 80 komunave në 57 do të votojnë të sëmurët me Kovid-19 dhe personat në vetizolim, njofton Alsat-M.

Të martën, më 14 korrik, do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronik, personat në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në arrest shtëpiak. Sipas informatave të KSHZ-së, nga 9.499 të sëmurë, të pafuqishëm dhe persona të sëmurë kronik në KZK janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët sipas udhëzimeve të Komisionit kanë dërguar dokumentacion përkatës mjekësor për të dëshmuar se kanë nevojë për votim në shtëpinë e tyre. Votimin të martën do ta kryejnë këshillat zgjedhorë.

Më 15 korrik të mërkurën, vendvotimet do të hapen në orën shtatë, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21, dy orë më shumë nga zgjedhjet e zakonshme të mëparshme, kur vendvotimet mbyllen në orën 19:00.