Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Gjilani – Liepaja, këto janë çmimet - Gazeta Express
string(76) "neser-fillon-shitja-e-biletave-per-ndeshjen-gjilani-liepaja-keto-jane-cmimet"

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 22:20

Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Gjilani – Liepaja, këto janë çmimet

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 22:20

SC Gjilani ka njoftuar se të martën do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Liepajas, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Klubi gjilanas bëri të ditur se biletat do të shiten në dy lokacione, te Teatri i Qytetit në Gjilan dhe pranë stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Biletat do të shiten nga ora 12:00 deri në ora 18:00.

5 euro do të kushtojnë biletat në Lindje, 10 euro ato në Perëndim dhe 20 euro biletat “VIP”.

SC Gjilani gjithashtu njoftoi se biletat janë të barkoduara dhe se autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme.

Ndryshe, ndeshja e parë mes Gjilanit dhe Liepajas do të zhvillohet më 7 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

SC GJILANI – FK LIEPAJA, BILETAT NË SHITJE! ? ? Nga data 5 Korrik fillon shitja e biletave nga ora 12.00 deri në ora…

Posted by SC Gjilani on Monday, 4 July 2022