Nga ora 20:00, nesër luhet koncerti i parë i festivalit të muzikës klasike
që mbahet tash e vite me radhë në Prishtinë.
Në Amfiteatrin e i të Bibliotekës Universitare do të bëhet ceremonia e
hapjes me fillim nga ora 20:00 e cila pasohet me interpretimin e ‘Epifanio
Comis & Adra Strings’.
9 maj do të shënon hapjen e ‘ChopinPianoFEST Prishtinë 2023’ që zgjat deri
me 9 qershor.
13 koncerte në edicionin e 13-të, ligjërata, masterklase, gara për Çmimin Special dhe Koncerti me Filharmoninë e Kosovës (29 maj) e me pianistin e mirënjohur Peter Donohoe dhe dirigjentin Robert Guy nga Britania e Madhe, e presin publikun në ditët e ardhshme.