​Nesër dorëzohet padi ndaj Dimal Bashën për artikullin kundër UÇK-së - Gazeta Express
string(67) "neser-dorezohet-padi-ndaj-dimal-bashen-per-artikullin-kunder-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 12:20

​Nesër dorëzohet padi ndaj Dimal Bashën për artikullin kundër UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 12:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha do të paditet dhe do të dorëzohet kallëzim penal ndaj tij në Prokurorinë Speciale.

Për këtë ka njoftuar avokati Gent Gjini, derisa bërë të ditur se padia lidhet me “pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës” dhe për “bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve” në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.

Gjini njoftoi se padia do të dorëzohet nga ai dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten në orën 13:20.

Avokati Gent Gjini në njoftimin e tij tha se do të kërkojnë nga Prokuroria Speciale që Bashës t’i ndalohet ushtrimi i detyrës së kryeparlamentarit, përderisa siç potencon ai çështja të trajtohet dhe të hetohet.

Ndërkaq, të mërkurën, kryeparlamentari Dimal Basha ka njoftuar se tashmë emri i tij është larguar nga bashkë-autorësia bashkë me kapitullin 3 për të cilin ai pranoi se kishte shkruar për islamin fundamentalist në Kosovë.