Nesër do të realizohet një fluturim për evakuim të shtetasve të vendit nga Lindja e Mesme - Gazeta Express
string(89) "neser-do-te-realizohet-nje-fluturim-per-evakuim-te-shtetasve-te-vendit-nga-lindja-e-mesme"

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 13:18

Nesër do të realizohet një fluturim për evakuim të shtetasve të vendit nga Lindja e Mesme

Maqedoni

Gazeta Express

16/03/2026 13:18

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet një fluturim tjetër për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai – Shkup.

Duke pasur parasysh se përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur, deklaron Ambasada.

Regjistrimi, tregon Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme – Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, telefon: +971 56 441 7532 dhe email: [email protected].

Deri më tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke transportuar gjithsej 458 pasagjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement