Nesër ditë zie, shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në Superligë - Gazeta Express
string(65) "neser-dite-zie-shtyhen-tri-ndeshjet-e-javes-se-15-te-ne-superlige"

Futboll

Gazeta Express

23/11/2021 22:15

Nesër ditë zie, shtyhen tri ndeshjet e javës së 15-të në Superligë

Futboll

Gazeta Express

23/11/2021 22:15

Tri ndeshjet e parapara të zhvillohen të mërkurën në BKT Superligën e Kosovës, janë shtyre për të enjten.

Të mërkurën do jetë ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Lexo Edhe:

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin e gjerë se duke u bazuar në nenin 19 të Rregullores së Garave, ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, të parapara për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhen për ditën e enjte për shkak të shpalljes ditë zie në Republikën e Kosovës pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshjet Gjilani-Drita, Drenica-Llapi dhe Ballkani-Malisheva do të zhvillohen të enjten.