string(72) "neser-deputetet-mblidhen-ne-perpjekjen-e-26te-per-ta-konstituar-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:34

Nesër deputetët mblidhen në përpjekjen e 26’të për ta konstituar kuvendin

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:34

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive nesër nga ora 11:00.

Kjo është hera e 26’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Ky proces ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të kuvendit.

Për këtë pozitë, VV po këmbëngul në emrin e Albulena Haxhiut duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk po gjen mbështetjen e opozitës, të cilët e kanë quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”. /GazetaExpress/

aaaaa