Nesër caktohet seanca për votimin e Qeverisë së re - Gazeta Express
string(51) "neser-caktohet-seancaa-per-votimin-e-qeverise-se-re"

Gazeta Express

01/06/2020 17:46

Nesër caktohet seanca për votimin e Qeverisë së re

Gazeta Express

01/06/2020 17:46

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër për të diskutuar rreth caktimit të seancës, ku pritet të votohet Qeveria e re.

Gazeta Express mëson se nesër në orën 10:00, kryesia e shqyrton kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për votimin e Qeverisë.

Lexo Edhe:

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë, për të mërkurën në orën 11:00.

LDK e dorëzoi kërkesën për seancë, pasi Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë, sipas të cilit i ka dhënë të drejtë dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK’së për kryeministër.

LDK pritet ta formojë Qeverinë e re në një koalicion me AAK’në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

AKR ka thënë se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ri, por do ta votojë Qeverinë Hoti. /Express/