Të enjten do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Golden Eagle Ylli është në mesin e skuadrave që do të marrin pjesë në këtë fazë, shkruan Gazeta Express.
Për kampionin e Kosovës do të jetë debutim, teksa nesër do të mësoj kundërshtarin.
Shorti për fazën e parë kualifikuese do të tërhiqet në Gjenevë nga ora 11:00.
Ylli ndodhet në vazon e gjashtë, teksa kundërshtarët e mundshëm janë: SL Benfica (Portugali), CB Rio Breogan (Spanjë), Niners Chemnitz (Gjermani) dhe BC Kormend (Hungari). /Gazeta Express/