Nesër 55 kosovarë kthehen nga Zvicra, dërgohen menjëherë në konvikte - Gazeta Express
string(68) "neser-55-kosovare-kthehen-nga-zvicra-dergohen-menjehere-ne-konviktel"

Gazeta Express

26/03/2020 11:42

Nesër 55 kosovarë kthehen nga Zvicra, dërgohen menjëherë në konvikte

Gazeta Express

26/03/2020 11:42

55 qytetarë të Kosovës do të kthehen nesër nga Zvicra. Menjëherë pas kthimit, ata do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Kabinetit të ministrit Abdixhiku, Alban Zogaj.

Lexo Edhe:

“Po, do të ketë fluturim nesër nga Zvicra. Do të kthehen 55 qytetarë të Kosovës, të cilët do të vendosen direkt në Qendrën e Karantinës”, ka thënë Zogaj për Express.

Ndryshe, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, kishte njoftuar se të gjithë të kthyerit do të vendosen në karantinë 14-ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku kishte thënë se kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat do të vazhdojë në mënyrë të kujdesshme dhe të organizuar.

Ai kishte bërë thirrje që qytetarët e ngujuar të vazhdojnë t’i kontaktojnë ambasadat.

“Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani”, kishte shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar mbrëmë edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

“Sot më 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, shkruhet në njoftim.

Sipas IKSHP-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. /Gazeta Express