Nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik, sot duhet të filloj fushata zgjedhore - Gazeta Express
string(71) "nese-zgjedhjet-mbahen-me-5-korrik-sot-duhet-te-filloj-fushata-zgjedhore"

Gazeta Express

15/06/2020 12:37

Nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik, sot duhet të filloj fushata zgjedhore

Gazeta Express

15/06/2020 12:37

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas rregullores ligjore, duhet të vazhdohen veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik, sipas afateve, sot duhet të fillojë fushata zgjedhore, përkatësisht 20 ditë para ditës së votimit.

Qeveria tashmë u dha udhëzime institucioneve kompetente për vazhdim të procesit zgjedhor, i cili ishte ndërprerë për shkak të korona-krizës dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha udhëzimet qeveritare parashikojnë përgatitje për zgjedhje më 5 korrik.

LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe krahas takimeve të liderëve partiak, ende nuk mund të harmonizohen për datën e zgjedhjeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement