Nëse s'merren vesh VV-ja e LDK-ja, KQZ-ja thotë se është gati për zgjedhje - Gazeta Express
string(63) "nese-smerren-vesh-vv-e-ldk-kqz-thote-se-eshte-gati-per-zgjedhje"

Gazeta Express

17/01/2020 15:37

Nëse s’merren vesh VV-ja e LDK-ja, KQZ-ja thotë se është gati për zgjedhje

Gazeta Express

17/01/2020 15:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është i gatshëm edhe për organizimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Valmir Elezi, zëdhënës i këtij institucioni, tha se vazhdimisht e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm që ta përmbushin këtë obligim kurdo që iu kërkohet.

Lexo Edhe:

Duke mos dashur të komentojë zhvillimet në vend, ai thotë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton zhvillimet politike. Lidhur me temën në përgjithësi, KQZ-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese, prandaj do ta përmbushim këtë detyrë kurdo që kërkohet”, shtoi ai.