“Nëse Partey luan, atëherë duhet të luajë edhe Ozili” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 23:39

“Nëse Partey luan, atëherë duhet të luajë edhe Ozili”

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 23:39

Ish ylli i Gunners, Paul Merson beson që plejmejkeri gjerman do të ishte një opsion perfekt për të blinduar mesfushën bashkë me ganezin

Nëse Arsenali është duke e bërë lojën rreth Thomas Partey atëherë plani i tyre është që ta kthejnë Ozilin në skuadër dhe atë shumë shpejt, thotë Paul Merson.

Topxhinjtë e forcuan mesfushën duke transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar ganezin Partey nga Atletico Madrid.

“Për mua, Mesut Ozil duhet të kthehet në skuadër nëse Thomas Partey është i gatshëm për lojë. Partey është i mirë në defansiv, e dominon mesfushën dhe e dikton ndeshjen. Kjo i jep mundësi të pasojë për Ozil që ai ta hap ndeshjen”, tha ish ylli i Gunners për Sky Sports.

“Për momentin, askush te Arsenali nuk i shfrytëzon me topa sulmuesit. Ata mund të bëjnë vrapime gjatë tërë ditë, por nëse je një sulmues qëndrorë, vrapimet e juaja janë të mira vetëm atëherë kur pas ke lojtarë të mirë”.

“Kur këta lojtarë të Arsenalit e marrin topin në mesfushë, me kohë, është Pierre-Emerick Aubameyang që bën vrapimin? A beson ai që ata do ta shohin vrapimin e tij dhe janë të gatshëm për ta pasuar topit nëpërmes vrimës së gjilperës? Mendoj se jo, kështu që ata kanë nevojë për kreativitet. Fernando Torres vraponte shpesh kur Steven Gerrard e merrte topin. Ata madje as nuk shikonin”.

“Skuadrat luajnë prapa kundër Arsenalit pasi që ata nuk kanë kreativitet në mesfushë për t’i thyer ata”.

“Nëse Partey nuk luna, Ozil nuk luan. Pa Parteyn Arsenali nuk është në gjendje që ta diktojë mesfushën dhe nuk mund të ja dalin të luajnë kundër 10 lojtarëve. Por nëse Arsenali ka mesfushë dhe Ozili luan pas Aubameyang me dy sulmues krahu të shpejt. Atëherë gjërat do të komplikoheshin për skuadrat”>

“Mund të luani me Granit Xhakën afër Partey, Ozili para tyre, Aubameyan në qendër të sulmit, Bukayo Saka në të majtë dhe Nicolas Pepe në të djathtë. Puna e tyre është ta dërgojnë topin të Ozil dhe ai e di si ti gjë sulmuesit”. /GazetaExpress/