“Nëse Klopp do të kishte dashur, do ta kishte blerë Wernerin” - Gazeta Express
string(58) "nese-klopp-do-te-kishte-dashur-do-ta-kishte-blere-wernerin"

“Nëse Klopp do të kishte dashur, do ta kishte blerë Wernerin”

Gazeta Express

05/06/2020 23:25

Werner nuk përfundoi në Liverpool sepse Klopp nuk ishte i interesuar për të, sipas John Barnes.

Timo Werner raportohet se tashmë është i Chelseas, me klubin londinez që ka paguar klauzolën e lojtarit prej 65 milionë eurove.

Lexo Edhe:

Për të u interesua kinse edhe Liverpooli, por sipas legjendës së ‘Redsave’, John Barnes, Jurgen Klopp s’ka treguar shumë interesim për gjermanin.

“Për vite me radhë kemi treguar që i besojmë Jurgen Kloppit”, u shpreh ai.

“Nëse Klopp do ta kishte dashur, do ta kishte marrë, do të kishte paguar sidoqoftë nëse do t’ia kishte vlejtur. Por nëse ai mendon se nuk ia vlen, qoftë arsye paraja apo diçka tjetër, atëherë ne nuk e marrim atë”.

“Kështu që mendoj se nëse Liverpooli do ta dëshironte, ai do të kishte shkuar te Liverpool para Chelseas”. /Gazeta Express/