Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst! - Gazeta Express
string(65) "nese-keni-njolla-te-bardha-ne-dhembe-patjeter-lexojeni-kete-tekst"

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Gazeta Express

24/02/2020 9:54

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët

Fjala është për fluorozën e dhëmbëve e cila zhvillohet që nga fëmijëria, pas daljes së dhëmbëve të përhershëm

Lexo Edhe:

Në zmalt kjo merr të ashtuquajturën pamje të “njollave të bardha” në dhëmbë, ndërsa shfaqet për shkak të sasisë së madhe të fluorit në ujë të pijshëm.

Fluoroza e zmaltit shfaqet vetëm në moshën e formimit të zmaltit të dhëmbëve dhe si e tillë është shkak për t’u brengosur.

Mirëpo, nëse njollat e bardha shfaqen në moshën e rritur madje befasisht, atëherë mund të jetë shkak për t’u brengosur. Atëherë njollat e tilla mund të jenë simptomë e kariesit të hershëm, posaçërisht nëse pikat e bardha gjenden mu në afërsi të mishit të dhëmbëve.

Kjo ndodh kur bakteret në gojë, të cilat kanë qenë të karbohidratizuara, fillojnë të tajitin thartirën e cila sulmon strukturën e dhëmbëve. Atëherë pika e bardhë shfaqet si lezione nën të cilat fillon të krijohet zgavër.

Në atë moment procesi i kalbjes së dhëmbit ka gjasa të ndërpritet – aq më parë me qitjen e fluorit në pika të bardha, gjë që i ndihmon dhëmbit të vetëshërohet.

Pra, nga na shfaqen njollat e errëta?

Shkaktarët e jashtëm të ndryshimit të ngjyrës së dhëmbëve më së shpeshti janë shprehitë jetësore siç janë pirja e duhanit, e kafes dhe e pijeve me ngjyrë të errët.

Shkaktarët e brendshëm të sëmundjes së dhëmbëve janë më kompleksë, ndërkaq mund të jenë pasojë e shtresimit të pigmenteve në vetë strukturën e dhëmbëve. Ato mund të shfaqen si produkt i marrjes së disa antibiotikëve, pasojë gjenetike, e plakjes apo për shkak të vde kjes së nervave brenda dhëmbit.

Në dhëmb bashkë me mishin e dhëmbit mund të gjenden kurora të vogla të errëta të cilat paraqesin problem estetik.

Zgjidhja për problemet e tilla është procedura me të cilën eliminohen sëmundjet me prejardhje të ndryshme nga sipërfaqja e dhëmbit me vrushkull i cili është përzierje e kokrrave të imëta të rërës, ajrit dhe ujit.