Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat - Gazeta Express
string(59) "nese-keni-nje-kompjuter-dell-dhe-iphone-atehere-jeni-me-fat"

Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat

Gazeta Express

25/03/2020 23:22

Në janar Dell prezantoi një softuer të quajtur Mobile Connect dhe premtoi që në pranverë do të jetë i disponueshëm edhe në iPhone.

Prodhuesi i kompjuterëve ka përditësuar Mobile Connect për të ofruar transferimin e përmbajtjes mes iPhone dhe kompjuterit tuaj Dell por jo vetëm.

Lexo Edhe:

Përdoruesit mund të komandojnë iPhone e tyre direkt nga kompjuteri. Shkëmbimi i përmbajtjeve është i kufizuar në vetëm foto dhe video por besojmë se është e mjaftueshme duke qenë se shumica e përdoruesve duan të ruajnë fotot në telefon.

Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje.

Me ndryshimet e fundit Mobile Connect tashmë ofrojnë funksionalitete të njëjta mes përdoruesve Android dhe atyre të iPhone. Aktualisht aplikacioni i Dell është një opsion më i mirë krahasuar me Microsoft Your Phone. /PCWorld Albanian