Nëse këmbët ju janë shpesh të ftohta, patjetër duhet të konsultoheni me mjekun - Gazeta Express
string(77) "nese-kembet-ju-jane-shpesh-te-ftohta-patjeter-duhet-te-konsultoheni-me-mjekun"

Nëse këmbët ju janë shpesh të ftohta, patjetër duhet të konsultoheni me mjekun

Shneta

Gazeta Express

28/08/2021 13:25

Këmbët e ftohta janë një shenjë e sëmundjeve të zemrës, sigurohuni që të kërkoni ndihmë mjekësore

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Shumica e njerëzve përjetojnë sulm në zemër papritur, por në fakt, në shumicën e rasteve, sulmi në zemër ndodh si pasojë e problemeve kronike shëndetësore, që do të thotë se sinjalet e alarmit mund të vërehen shumë më herët.

Lexo Edhe:

Një nga simptomat që tregon një rrezik në rritje të sulmit në zemër janë këmbët e ftohta, transmeton Telegrafi.

Nëse vëreni se këmbët dhe pjesa nën gjunjë ju janë më të ftohta se pjesa tjetër e këmbës, shkaku i mundshëm është qarkullimi i dobët i gjakut. Kjo ndodh kur arteriet janë të bllokuara.

“Bllokimi arterial shkaktohet nga akumulimi i kolesterinës, substancave yndyrore, mbeturinave të qelizave, kalciumit dhe fibrinës”, shpjegon Shoqata Amerikane e Shëndetit të Zemrës (AHA).

“Ndërsa pllaka grumbullohet, muret e enëve të gjakut trashen, kanalet ngushtohen dhe rrjedhja e gjakut zvogëlohet. Si rezultat, qelizat nuk marrin oksigjen dhe lëndë ushqyese të tjera “.

Përfundimisht, rrjedhja e gjakut në zemër mund të zvogëlohet në atë masë sa të shkaktojë goditje në tru. Përveç kësaj, nëse ngushtohen enët e gjakut, rritet rreziku i trombozës, e cila është një nga shkaqet e goditjes në tru.