Është tërhequr shorti për play-offin e Kupës së Botës 2026.
Kosova tashmë e ka mësuar kundërshtarin e saj të parë në gjysmëfinale të play-offit, shkruan Gazeta Express.
“Dardanët do të përballen fillimisht me Sllovakinë në gjysmëfinalen e play-offit.
Nëse fiton, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.
Në ndeshjen e parë, Kosova do të luajë si mysafir, kurse finalen do ta luajë në “Fadil Vokrri”, nëse fiton.