Nëse ju dhemb kjo pjesë e trupit, ju mungon vitamina D: Si ta dalloni menjëherë mungesën e kësaj vitamine të rëndësishme - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

27/01/2020 7:26

Nëse ju dhemb kjo pjesë e trupit, ju mungon vitamina D: Si ta dalloni menjëherë mungesën e kësaj vitamine të rëndësishme

Ballina

Gazeta Express

27/01/2020 7:26

Vitamina D është përbërës i rëndësishëm të cilin më së shumti e marrim nëpërmjet rrezeve të diellit, por ka edhe në artikuj të caktuar siç janë: qumështi, drithërat, lëngu i portokallit, vezët dhe më së shumti në vaj peshku

Mungesa e vitaminës D më së shpeshti shfaqet në periudhën e dimrit kur janë më të pakta ditët me diell, transmeton Telegrafi.

Mungesa e kësaj vitamine mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e gjithë organizmin, sepse funksioni i saj është të forcojë imunitetin, t’i bëjë më të fortë eshtrat, të na mbrojë nga sëmundjet dhe të rregullojë insulinën.

Simptoma e parë e cila tregon mungesën e kësaj vitamine është dhembja e nyjave, kërdhokullave dhe gjunjëve.

Hulumtimet tregojnë që personat të cilët vuajnë nga mungesa e vitaminës D kanë simptoma të ngjashme me artritin, mirëpo është konstatuar që mungesa e kësaj vitamine mund të jetë shkaktare për shfaqjen e osteoporozës.

Vitamina D absorbon kalciumin dhe mbron shëndetin e eshtrave. Gjithashtu ka rëndësi të madhe në ndërtimin e muskujve, kontakteve nervore dhe në luftën kundër përflakjeve në trup.

Krahas dhembjeve të nyjave, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera për shkak të mungesës së vitaminës D, ato janë: infeksionet, problemet me traktin gastrointestinal, humori depresiv dhe eshtra të brishta.

Nëse ndieni ndonjë nga këto simptoma, është me rëndësi që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut.

Te rasti i mungesës së vitaminës D rekomandohet ndryshimi i ushqimit, konsumimi i artikujve të cilët përmbajnë këtë vitaminë, qëndrimi më i gjatë në diell…