Nëse i mbani vezët te dera e frigoriferit, po bëni gabim! - Gazeta Express
string(55) "nese-i-mbani-vezet-te-dera-e-frigoriferit-po-beni-gabim"

Nëse i mbani vezët te dera e frigoriferit, po bëni gabim!

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

28/05/2024 20:34

Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit.

Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve kanë një vend për vezë dhe kuti të dizajnuara posaçërisht në derë, ku nuk është domosdoshmërit vendi më i mirë për ta.

Lexo Edhe:

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, arsyeja e tij ka kuptim. Dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes.

Kjo është arsyeja pse, si të gjitha ushqimet që prishen, është më e sigurt t’i vendosni në raftin e sipërm, që është më i ftohti.

Gjithashtu ai këshillon që vezët të mos i nxirrni nga kutia e kartonit në të cilën janë blerë. Lëvozhga e vezës është e mbuluar më mijëra pore të vogla që thithin aromat dhe bakteret e padëshiruara.

“Mbajtja e vezëve nëkuti është mënyra më e mirë për të parandaluar që bakteret të përfundojnë në to”, tha eksperti.