Nëse vëreni që ngjyra e gjuhës ka ndryshuar, mos e injoroni. Ndryshimi i ngjyrës mund të thotë që ju mungojnë vitaminat, por edhe ju tregon për shumë probleme të tjera.
Gjuha e zezë
Puçrrat në majë të gjuhës, mund të marrin ngjyrë të zezë për shkak të grumbullimit të baktereve dhe kërpudhave.
Gjithashtu, sipërfaqja e gjuhës mund të ndryshojë ngjyrën për shkak të ndonjë ushqimi, pijeje, duhani…
Kjo gjendje e gjuhës është e parrezikshme, por si pamje duket e keqe. Edhe ndonjë antibiotik apo ilaç tjetër, si për shembull, mjetet për shpëlarjen e gojës mund të jenë shkaktar i ngjyrës së zezë në gjuhë.
Mund të jetë fjala edhe për dehidratimin e organizmit. Kërkoni këshillë nga mjeku nëse kjo gjendje zgjat më shumë se dhjetë ditë.
Gjuha e verdhë
Si edhe gjuha e zezë, edhe ngjyra e verdhë në gjuhë është rezultat i grumbullimit të baktereve.
Veç kësaj, puçrrat mund të jenë përreth gojës tepër të thata, përkatësisht nëse trupit i mungon uji, nëse merrni frymë nëpërmjet gojës (në vend që të merrni nëpërmjet hundës), nëse temperatura e trupit është e ngritur, nëse nëpërmjet gjuhës kalon tepër tym duhani…Zgjidhja është t’i bëni higjienë të rregullt zgavrës së gojës dhe vazhdimisht të pini ujë.
Gjuha e bardhë
Shkaktarët janë të shumtë. Mund të jetë fjala për dehidratimin, por edhe për infeksion oral.
Kjo mund të jetë edhe nga sëmundja e gjëndrave të zgavrës së gojës me ndonjë kërpudhë nga familja Candida.
Njësoj mund të shfaqet te pacientët të cilët pinë antibiotikë të fuqishëm. Ngjyra e bardhë në gjuhë mund të shfaqet edhe tek leukoplakia – gjendje për shkak të së cilës krijohen njolla të bardha në gavrën e gojës.
Fjala është për plagët të cilat ndonjëherë mund të paraqesin fillim të karcinomës, theksojnë ekspertët.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...