Nëse gjuha juaj duket kështu, nuk duhet të pini kafe - Gazeta Express
string(51) "nese-gjuha-juaj-duket-keshtu-nuk-duhet-te-pini-kafe"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

12/06/2024 21:19

Nëse gjuha juaj duket kështu, nuk duhet të pini kafe

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

12/06/2024 21:19

Për shumë njerëz, një filxhan kafe në mëngjes është thelbësore për të filluar ditën, por një mjek ka paralajmëruar se një simptomë befasuese në gjuhën tuaj mund të sinjalizojë se nuk duhet ta pini fare.

Dr. Anis Khalaf zbuloi në TikTok-un e tij se ekziston një kontroll i thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi, shkruan The Mirror.

Lexo Edhe:

“A e dini nëse duhet të pini kafe? Nëse doni të dini përgjigjen, duhet të nxirrni gjuhën jashtë. Mund të shkoni në pasqyrë dhe të bëni një provë të vogël për ta zbuluar. Nëse keni shumë të çara në gjuhë me një shtresë të trashë të verdhë, ndoshta nuk duhet të pini kafe”, tha ai.

Dr. Khalaf pretendon se kjo shpesh tregon një “çekuilibër të mundshëm në trup”, të cilin pijet me kafeinë mund ta përkeqësojnë.

Ndonëse ai nuk hyri në shumë detaje se pse, ai përmendi diçka të njohur si “mangësi yin” në mjekësinë kineze.

@acupuncturefit Ever considered what your morning cup of coffee does from a Traditional Chinese Medicine perspective? Join Dr. Anis as he explores the intriguing effects of coffee on your body according to TCM. Learn why coffee might be beneficial for some body types and potentially harmful for others, depending on your individual balance of yin and yang. Discover the thermal nature of coffee and how it interacts with the energy channels in your body #oralhealth #didyouknow #healthtips #dranis #coffee ♬ Smalltown Boy – Bronski Beat

“Kjo është një mungesë e yin me nxehtësi dhe lagështi, që në thelb nënkupton mungesë lëngu ose të ftohtë me mbizotërim të nxehtësisë”, shtoi ai.

Dr. Lawrence Cunningham, një mjek i përgjithshëm nga The UK Care Guide, shpjegoi se “mungesa e yin” është një çekuilibër trupor ku “aspektet ushqyese” janë varfëruar, duke çuar në shqetësim, probleme të zemrës dhe simptoma të tjera të pakëndshme.

Meqenëse kafeja është një stimulues “në thelb ngrohës”, ajo mund t’i përkeqësojë këto simptoma.