Bardhyl Meta nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi në Pressing në T7 se të gjitha vendet e rajonit po ecin përpara, ndërsa Kosova ka mbetur në “vorbullë”.
“Vetëvendosje nuk ka lënë njeri në këtë vend pa e njollosë”, tyha Meta në Pressing, transmeton Express.
“Tash në popull u bo popullore që i ka thanë hajvan opozitës, ai është ofendim që e bëjnë barinjtë”, tha Meta.
“Në dhjetëra herë i kanë quajtur opozitën se nëse fitojnë këta ka fitu Vuçiqi, nëse fitojmë na ka fitu demek Ismail Qemaili. Kanë kriju një atmosferë tragjike”, tha ai për diskursin e Vetëvendosjes karshi opozitës.
“Ka dashtë me nda shoqërinë shqiptare”, shtoi Meta.
“Në katër vjet qeverisje, nëse e shikojmë mandatin e fundit të Edi Ramës nuk ka 3-4 muaj që nuk vërehen dallimet, janë bërë rrugët, ki edhe përmirësim estetik”, shtoi ai.
“Gjitha vendet e rajonit po ecin, kurse ne në një vorbullë që kallxon kush është patrioti e kush jo”, tha ai.