Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë - Gazeta Express
string(44) "nese-e-shihni-kete-person-lajmeroni-policine"

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë

Gazeta Express

27/02/2020 16:12

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për një person i cili ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” si dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

I dyshuari për këto vepra penale është Marjan Veljçkoviç, i lindur me 13.05.1978.

Lexo Edhe:

Policia e autorizuar nga Prokuroria kërkon ndihmë nga qytetarët që nëse e shihni këtë person të njoftoni menjëherë policinë.

Për çdo informatë që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrat: 192 ose 080019999.